Kaq vota kanë marrë nga diaspora kandidatët për Gjilanin
Foto: Laura Hasani

Kaq vota kanë marrë nga diaspora kandidatët për Gjilanin

Zgjedhjet Lokale 2021 October 24, 2021 - 17:43

Ka përfunduar numërimi i votave me postë për zgjedhjet komunale në Gjilan.

Kandidati i LVV-së Alban Hyseni ka marrë më së shumti vota nga dipasora të cilët i kanë dhënë 199 vota, raporton Zeri.info.

I dyti është Lutfi Haziri i LDK-së i cili ka marrë 99 vota, ndërsa pas tij radhitet Leonora Morina- Bunjaku nga PDK-ja me 20 vota, Lulzim Bexheti 4 vota, Gani Neziri 1 votë dhe Nazmi Gagiza i AAK-së 1 votë.

Kujtojmë, votat e diasporës nuk e ndryshojnë shumë rezultatin në Gjilan dhe kjo komunë shkon ën balotazh. /Zëri