Rreth 11 mijë zarfe me vota përmes postës, refuzohen mbi 1 mijë

Rreth 11 mijë zarfe me vota përmes postës, refuzohen mbi 1 mijë

Zgjedhjet Lokale 2021 October 23, 2021 - 11:32

Komisionit Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se votat e dërguara me postë do të numërohen ditëve në vijim. 

Kryeshefi i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj gjatë mbledhjes së KQZ-së njoftoi se janë refuzuar 1 mijë e 324 zarfe.

“Për votat me postë, rezulton se janë 10 mijë e 934 zarfe me fletëvotime përmes postës, janë aprovuar 9 mijë e 610 zarfe të individualizuara me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 324 të tilla”, tha ai duke shtuar se këto vota janë pranuar në QNR më 21 tetor, ndërkaq numërimi i tyre pritet të fillojë ditëve në vijim.

“Pranimi i votave me postë është bërë në QNR me datë 21 tetor dhe në ditët në vijim do të fillojë numërimi i votave me postë”, tha Ahmetaj. /Zëri