Krasniqi: Drenasi është bastion i pathyeshëm i PDK-së, Lladrovci zgjidhet u.d. i kryetarit të Degës

Krasniqi: Drenasi është bastion i pathyeshëm i PDK-së, Lladrovci zgjidhet u.d. i kryetarit të Degës

Zgjedhjet Lokale 2021 October 21, 2021 - 20:19

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci nga sot ka marrë edhe një detyrë të re nga partia në këtë komunë, ai është zgjedhur ushtrues detyre i Kryetarit të Degës së PDK-së në Drenas.

Kjo është bërë e ditur nga kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, i cili sot ka qëndruar në Drenasi për të cilin ka thënë se është bastion i pathyeshëm i PDK-së, transmeton Zeri.info.

Ai ka thënë se Drenasi kurrë nuk ka pasur dilema se ku është adresa politike.

“Drenasi është bastion i pathyeshëm i Partisë Demokratike të Kosovës dhe qytetarët e Drenasit nuk kanë pasur kurrë dilemë se ku është adresa e tyre politike. Ramiz Lladrovci është dhe do jetë kryetar i Drenasit, sepse puna e tij është vlerësuar nga qytetarët dhe fitorja e tij s’do të mund të grabitet nga oportunistët.

Nga sot, Ramiz Lladrovci është edhe U.D. i Kryetarit të Degës së PDK-së në Drenas e do të udhëheqë Kryesinë e re të degës sonë atje. Ky vendim u votua sot në mbledhjen e Kryesisë së partisë, bazuar në Statutin e PDK-së”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas tij, Drenasin e ka transformuar Ramiz Lladrovci dhe ka plan e pasion për zhvillimin e mëtejmë e kësaj komune

“Për të, kjo garë nuk është manifestim i pushtetit, por përkushtim ndaj qeverisjes që zhvillon e hapë perspektivë. Prandaj, ai do të fitojë, sepse qytetarët e Drenasit janë të vendosur për zhvillim dhe ata e dinë se zhvillimi në Drenas është projekt i përhershëm i Partisë Demokratike të Kosovës”.

“Qytetarëve të Drenasit iu jemi thellësisht mirënjohës që kanë rrugëtuar së bashku me PDK-në për tashmë dy dekada dhe që të palëkundur e me besim në të ardhmen që do të ndërtojmë së bashku, do ta festojnë fitoren e PDK-së në raundin e dytë, duke mbështetur masivisht kryetarin Lladrovci në mandatin e ri për zhvillim e perspektivë”, ka shkruar i pari i PDK-së. /Zëri