Komisioneres së LVV në Gjilan i ndalohet pjesëmarrja në procese votimi për 5 vite – shkeli heshtjen zgjedhore
Foto: Laura Hasani

Komisioneres së LVV në Gjilan i ndalohet pjesëmarrja në procese votimi për 5 vite – shkeli heshtjen zgjedhore

Zgjedhjet Lokale 2021 October 21, 2021 - 19:37

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ia ka ndaluar komisioneres së LVV pjesëmarrjen në zgjedhje si kandidate apo pjesë administrative për pesë vite.

PZAP vendimin e ka marrë për shkak se e njëjta që ishte komisionere e LVV-së, gjatë ditës së votimit ka bërë fushatë zgjedhore duke bërë thirrje në rrjete sociale të votohet numri 144 dhe subjekti LVV.

Me këtë rast ajo ka bërë thyerje të heshtjes zgjedhore.

Paneli thotë se vendimi është marrë në bazë të fakteve bindëse.

PZAP për veprimin e  komisioneres në fjalë e bënë përgjegjëse edhe partinë LVV duke i dhënë një gjobë prej një mijë euro.