PZAP-ja hedh poshtë ankesën e Bekim Jasharit kundër PDK-së
Foto: Laura Hasani

PZAP-ja hedh poshtë ankesën e Bekim Jasharit kundër PDK-së

Zgjedhjet Lokale 2021 October 21, 2021 - 16:34

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka refuzuar si të pabazuar ankesën e paraqitur nga Bekim Jashari se PDK-ja në Skenderaj ka bërë presion ndaj votuesve për ta votuar këtë parti.

Sipas PZAP-it, pas shqyrtimit të ankesës ka vlerësuar se pretendimet se në ditën e votimit në disa qendra ka pasur presion për ta votuar PDK-në janë të paqëndrueshme.

“Paneli vlerësoi se ankesa e parashtruar nga Lista e Pavarur- Bekim Jashari nuk është e bazuar në dëshmi të qarta dhe bindëse ashtu siç përcaktohet në nenin 117 par.3, të LZP-së ku thuhet se “Vendosja për apelet dhe ankesat nga PZAP-i mbështetet në dëshmi të qarta dhe bindëse”, pasi që nga shkresat e lëndës nuk mund të vërtetohet se ka ndodhur ndonjë shkelje në procesin e votimit me datën 17.10.2021, në Qendrat e Votimit të parashtruara në ankesë”, thuhet në vendim. /Zëri