Hani i Elezit shkon në rivotim

Hani i Elezit shkon në rivotim

Zgjedhjet Lokale 2021 October 21, 2021 - 16:25

Komuna e Hanit të Elezit do të shkojë në rivotim.

PAZP-ja ka pranuar të bazuar ankesën e kandidatit për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, ku ka vendosur që ta qojë në rivotim për kryetar këtë komunë, raporton Zeri.info/

“Anulohet procesi i votimit për zgjedhjet lokale të datës 17.10.2021, vetëm për kryetar komuyne, për shkak të minimit të integritetit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit me qëllim të përfitimit të mbështetjes së votueseve”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Kujtojmë se në këtë komunë në raundin e parë kishte fituar kandidati i PDK-së Mehmet Ballazhi me 50.98%, ndërsa i dyti Rufki Suma me 42,47%.

Për këtë rast ka reaguar edhe organizata DnV, e cila ka thënë se zgjedhjet në Hanin e Elezit janë anuluar pasi dyshohet se PDK-ja ka blerë vota

“Vendimi i PZAP-së konstaton se në Han të Elezit ka pasur minim të integritetit të procesit zgjedhor, si rezultat i presionit ndaj votuesve dhe shitblerjes së votave nga ana e kandidatit të PDK-së”, ka shkruar Eugen Cakolli nga kjo organizatë. /Zëri /Zëri