46 ankesa në lidhje me zgjedhjet e së dielës janë dërguar në PAZP
Foto: Laura Hasani

46 ankesa në lidhje me zgjedhjet e së dielës janë dërguar në PAZP

Zgjedhjet Lokale 2021 October 19, 2021 - 10:30

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka pranuar 46 ankesa , me pretendimet se ka pasur parregullsi në ditën e votimit të kësaj të diele.

PZAP-ja ka njoftuar se ankesat janë paraqitur nga individ, subjekte politike, kandidatë për anëtar të Kuvendeve Komunale, të cilat do të shqyrtohen dhe vendosen nga PZAP-i brenda afatit ligjor prej 72 orëve, transmeton Zeri.info.

PZAP-ja ka treguar edhe natyrën e ankesave të paraqitura.

“Natyra e ankesave të paraqitura kanë qenë: Thyerje e heshtjes Zgjedhore - Sponsorizim i postimeve me përmbajtje elektorale në FB, Thirrje për të votuar përmes SMS-ve, Thirrje për të votuar përmes rrjetit social FB, Vendosja e posterit në afërsi të Qendrave të Votimit, Postim i një fotografie me përmbajtje elektorale në rrjetin social në FB, Shpërndarje e videove, fotove me përmbajtje elektorale në rrjetin social FB, Thyerje e heshtjes zgjedhore - thirrje për të votuar nëpërmjet postimit të fotos se fëmijëve ne rrjete sociale Instagrami, nuk i është mundësuar votimi në VV, ankesa për shkak të mungesës së votave, parregullsi në vendvotime, parregullsi gjatë numërimit të votave nga ana e KVV-ve, grumbullimi i njerëzve si presion ndaj votuesve për të votuar subjektin e caktuar politik, fletëvotime te pavulosura etj”. /Zëri