Haxhiu pas humbjes së Jasharit në Skenderaj: Me këtë rezultat nuk mund të mburret Drenica

Haxhiu pas humbjes së Jasharit në Skenderaj: Me këtë rezultat nuk mund të mburret Drenica

Zgjedhjet Lokale 2021 October 19, 2021 - 09:08

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, i cili gjatë fushatës në zgjedhjet lokale ka përprahur Bekim Jasharin për kryetar të Skenderajt, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve ku ka fituar kandidati i PDK-së Fadil Nura.

Haxhiu ka thënë se Jashari mbetet kryetari më i respektuar i Skenderajt, duke vlerësuar punën që ka bërë gjatë 4 viteve në këtë komunë.

Ai ka thënë se Jasharajt janë vet historia pa të cilët nuk do të kishte UÇK, liri dhe as demokraci e parti, transmeton Zeri.info.

“Të pikëlluar e me kokën ulur duhet të jenë ata që ia humbën Skënderajt mundësinë e artë me Bekim Jasharin në realizimin e projekteve për zhvillim dhe ndërtim të Drenicës. Jasharajt e ndrruan historinë.Ata janë vet historia moderne. Ata na e mundësuan edhe 17 tetorin 2021.Pa Jasharajt nuk do të kishte as UÇK, as Liri, as Pavarësi as demokraci as parti”, ka shkruar Haxhiu.

Duke ju referuar humbjes së Jasharit në zgjedhjet e së dielës, Haxhiu ka thënë se me këtë rezultat nuk mund të mburret Drenica.

Shkrimi i plotë i Haxhiut:

Bekim Hamëz Jashari, për Drenicën, për mua dhe familjen time mbetesh kryetari më i respektuar e emblematik i Skënderajt.

Unë, përkrahësit dhe votuesit tuaj jemi me kokën lartë, krenarë që jetojmë në këtë epokë ku na u dha mundësia ta votojmë Bekim Hamëz Jasharin për kryetar komune.

Kokën lartë si çdo herë me Jasharajt dhe me Bekim Jasharin për punën që ka bërë në qeverisje të Skënderajt, me transparencë, pa korrupsion, pa nepotizëm.

Të pikëlluar e me kokën ulur duhet të jenë ata që ia humbën Skënderajt mundësinë e artë me Bekim Jasharin në realizimin e projekteve për zhvillim dhe ndërtim të Drenicës.

Jasharajt e ndrruan historinë.Ata janë vet historia moderne. Ata na e mundësuan edhe 17 tetorin 2021.

Pa Jasharajt nuk do të kishte as UÇK, as Liri, as Pavarësi as demokraci as parti.

Bekim, sa herë të takoj ty, bacin Rifat, Besartën, e vij në vizitë te varret e 56 antarëve të familjes tuaj Jashari, e di që nuk do të me vrasë ndergjegjja.

Ju nuk jeni kalimtarë, Ju jeni themeli i pavarësisë e nderi i shqiptarisë.

Në Skënderaj fitoi lakmia më shumë se lavdia!

Me këtë rezultat nuk mund të mburret Drenica.

Faleminderit vendëlindja ime që e vendose Bekim Hamëz Jasharin fitues. Nuk e braktise Idealin e UÇK-së së Adem Jasharit!

Vendëlindja ime Tërrnavci do të mbahet në mend se ishte me Jasharajt, si çdoherë në kauzën e drejtë të historisë.

Pafundësisht krenar që i qëndrova besnik Idealit të Adem e Hamzë Jasharit, në luftë, dhe tani kur biri i tyre deshi ta jetësojë Idealin në zhvillim e pëparim të shtetit, për të cilin dhanë gjithçka.

Me idealin e tyre do të rrugëtojë sa të kem frymë!

Fitore të merituar për Bedri Hamzën, Agim Aliun e Mehmet Ballazhin, urime për njerëzit me vlera!

Suksese për kandidatët tjerë që janë në balotazh!