Bulliqi: Beteja nuk ka përfunduar, Llapi nuk ka kohë për kthim prapa

Bulliqi: Beteja nuk ka përfunduar, Llapi nuk ka kohë për kthim prapa

Zgjedhjet Lokale 2021 October 18, 2021 - 11:57

Kandidati i LVV-së për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve, ku do të përballet në balotazh me kandidatin e LDK-së, Ekrem Hyseni.

Bulliqi ka falënderuar llapjanët, ndërsa ka thënë se zgjedhjet e djeshme ishin demokratike, duke e konsideruar si të kënaqshme pjesëmarrjen e qytetarëve.

“Dëshiroj t’ju falënderoj dhe të shpreh mirënjohje të thellë për secilën votë që keni besuar për mua dhe Lëvizjen Vetëvendosje në Podujevë në këto zgjedhje lokale. Po ashtu, shpreh mirënjohje e falënderim për secilin kontribut e angazhim të secilit qytetar, aktivist, anëtar e mbështetës të Lëvizjes që punuan pareshtur për këtë rezultat”, ka shkruar Bulliqi.

Duke iu referuar balotazhit, Bulliqi ka thënë se beteja nuk ka përfunduar dhe se Llapi nuk ka kohë për kthim prapa.

“Beteja nuk ka përfunduar, ne vazhdojmë me zemër plot vullnet për të fituar këtë betejë. Llapi nuk ka kohë për kthim prapa, e ardhmja jonë është e përbashkët. Bashkë do të fitojmë! Bashkë do të qeverisim!”, ka shkruar ai. /Zëri