Giacobbe kosovarëve: Bëni pjesën tuaj, dilni dhe votoni

Giacobbe kosovarëve: Bëni pjesën tuaj, dilni dhe votoni

Zgjedhjet Lokale 2021 October 17, 2021 - 12:56

I ngarkuari me punë në Ambasadën Amerikane, Nicholas Giacobbe, ka ftuar qytetarët e Kosovës që të dalin e të votojnë.

Në një postim në Twitter, Giacobbe ka theksuar se u takon qytetarëve që të bëjnë që zëri i tyre të dëgjohet.

“Demokracia nuk është një sport spektatorësh. Derisa Ambasada Amerikane në Prishtinë është pjesë e përpjekjeve vëzhguese ndërkombëtare, në fund të fundit, ju takon juve, kosovarë, t’i bëni zërat tuaj të dëgjohen dhe të zgjidhni udhëheqësit komunalë që ndajnë përparësitë tuaja. #BëniPjesën tuaj. Dilni dhe votoni”, ka shkruar ai në Twitter. /Zëri