Limaj: Besoj që qytetari do ta zgjedhë për kryetar atë që atij i flen zemra

Limaj: Besoj që qytetari do ta zgjedhë për kryetar atë që atij i flen zemra

Zgjedhjet Lokale 2021 October 17, 2021 - 12:32

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka votuar në zgjedhjet lokale që po mbahen sot.

Ai ka thënë se beson që qytetarët do ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Zgjedhjet lokale janë baza themelore e demokracisë..kështu që pavarësisht që kemi zgjedhje të shpeshta, kjo ndihmon në konsolidimin demokratik.

“Ftoj qytetarët që të mos hezitojnë të dalin të zgjedhin përfaqësuesin e tyre lokal në asamble komunale, po ashtu edhe drejtuesin e tyre për katër vjet e unë besoj se secili qytetar do të zgjedhë kandidatin për kryetar atë që atij i flen zemra dhe që e sheh veten te ai kryetar”, tha Limaj para mediave. /Zëri