Çitaku në Prizren: Prizrenasit kanë nevojë për një menaxher të suksesshëm si Shaqir Totaj

Çitaku në Prizren: Prizrenasit kanë nevojë për një menaxher të suksesshëm si Shaqir Totaj

Zgjedhjet Lokale 2021 October 12, 2021 - 20:21

Në mbështetje të kandidatit për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ish ambasadorja e SHBA-së Vlora Çitaku, ka vizituar bizneset në Qendrën më të vizituar në Kosovë “Abi Qarshia” dhe bizneset në rrugën “Adem Jashari”.

Gjatë këtyre vizitave Çitaku, ka dhënë mesazhe për bizneset prizrenase, se Prizreni, ka nevojë për një menaxher të diplomuar e të certifikuar nga SHBA e që sipas saj, këtë fat e ka PDK-ja që ta ketë kandidat.

“Rruga e vetme për t’u zhvilluar një qytet dhe për t’u bërë qytet me standarde Evropiane është përkrahja e bizneseve të vogla dhe këtë nuk mund ta bëjë asnjë kandidat më mirë se Shaqir Totaj, andaj e ka shancën Prizreni që të përjetojë një zhvillim të hovshëm ekonomik. Ndërsa përfaqësuesit e bizneseve të vogla, që kudo u pritën mirë dhe zhvilluan biseda të sinqerta, duke treguar për sfidat dhe pengesat me të cilat janë ballafaquar gjatë katër viteve të shkuara. Pjesa më e madhe e bizneseve madje shtuan se as në kohën e pandemisë, qeverisja lokale nuk u ka afruar as ndihmë e as përkrahje. Andaj, ne do të votojmë shpresën jo vetëm të ndërtimit të qytet, por edhe të ngritjes dhe zhvillimit të bizneseve e kjo shpresë është PDK-ja”, thuhet në njoftimin për media.

“Shpresa e jonë dhe e Prizrenit është te fitorja e Shaqir Totaj, i cili si asnjë tjetër e di diagnozën tonë dhe ka vullnetin për të na ndihmuar, prandaj për këtë arsye nuk do të mungojë as përkrahja jonë”, janë shprehur biznesmenët prizrenas para anëtareve të kryesisë së PDK-së, theksohet në njoftim. /Zëri