Lladrovci: Ne nuk e harrojmë besimin e qytetarëve, prandaj fitojmë

Lladrovci: Ne nuk e harrojmë besimin e qytetarëve, prandaj fitojmë

Zgjedhjet Lokale 2021 September 21, 2021 - 21:10

Kryetari i komunës së Drenasit, njëherit kandidat për mandatin e ardhshëm qeverisës, Ramiz Lladrovci, ka vazhduar takimet me qytetarë në Fushticë të ulët, Fushticë të Epërme dhe Sankoc bashkë me kandidatët për Asamblenë komunale.

Lladrovci gjatë bashkëbisedimit me qytetarët atje, diskutuan për të arriturat e pushtetit lokal, ka dhënë argumente pse Drenasi, sipas tij, është me qeverisjen më të mirë në Kosovë.

“Infrastrukturë për të gjithë, arsim cilësor, përkujdesje shëndetësore dhe sociale, subvencione dhe prioretizim i nevojave të qytetarëve, janë punë e vazhdueshme jona. Ne punojmë për interesin e qytetarit, pa dallim dhe pa hile, sepse, qytetari na beson, qytetari na nderon dhe është i bindur se ne e mbajmë fjalën. Këtë ne nuk e harrojmë, prandaj fitojmë”, ka theksuar mes tjerash Lladrovci. /Zëri