Ish-kryetarët e nëndegëve të PDK-së në Skenderaj: Vota për Bekim Jasharin është votë për të kaluarën tonë

Ish-kryetarët e nëndegëve të PDK-së në Skenderaj: Vota për Bekim Jasharin është votë për të kaluarën tonë

Zgjedhjet Lokale 2021 September 21, 2021 - 20:52

Kryetari aktual, njëherësh kandidat për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari, bashkë me bartësin e listës për kuvend komunal, Nuredin Lushtaku, ka takuar sot kryetarë e ish-kryetarë të nëndegëve të PDK-së në Skenderaj.

Gjatë këtij takimi, Jashari theksoi se mbështetja e tyre dhe e qytetarëve të Skenderajt, është obligim dhe përgjegjësi për të që të vazhdoj të punoj në jetësimin e amanetit të dëshmorëve e martirëve të lirisë, për të pasur shtet të zhvilluar dhe mirëqenie për të gjithë.

“Nga ana tjetër kryetarët dhe ish kryetarët e nëndegëve, duke shprehur mbështetjen e pa rezervë për kryetarin Jashari deklaruan që e ndjejnë obligim që të përkrahin nipin e Komandantit Legjendar Adem Jashari, djalin e heroit tonë Hamëz Jashari, pasi që sipas tyre familja Jashari është mbi partitë politike, mbi çdo interes grupor e individual”, bëhet e ditur.

Sipas tyre, “vota për Bekim Jasharin është votë për të kaluarën tonë, luftën e shenjtë të UÇK-së dhe idealet tona shekullore për Liri e Pavarësi”. /Zëri