Rama viziton Velaninë, bashkëbisedon me qytetarët për problemet e kësaj lagjeje

Rama viziton Velaninë, bashkëbisedon me qytetarët për problemet e kësaj lagjeje

Zgjedhjet Lokale 2021 September 21, 2021 - 19:51

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës Përparim Rama ka vizituar sot lagjen Velania të kryeqytetit, ku është takuar me banorët dhe ka bashkëbiseduar.

Rama theksoi se Velania është një lagje e rëndësishme dhe ikonoike e Prishtinës.

“Bashkë me ekipin tonë vizitova Velaninë, ku u takova me qytetarët e kësaj lagjeje, me të cilët biseduam për problemet e vazhdueshme që ka kjo lagje dhe për mënyrat e zgjidhjes së këtyre problemeve. Bashkë do t’i bëjmë ndryshimet të cilat qyteti ynë i kërkon”, ka shkruar Rama në Facebook. /Zëri