Bahtiri viziton shqiptarët në veri: Kurti po kujdeset që në secilën pëllëmbë të Kosovës të mbizotëroj siguria

Bahtiri viziton shqiptarët në veri: Kurti po kujdeset që në secilën pëllëmbë të Kosovës të mbizotëroj siguria

Zgjedhjet Lokale 2021 September 21, 2021 - 17:24

Kryetari aktual, njëherësh kandidat për Mitrovicë, Agim Bahtiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po kujdeset që në secilën pjesë të Kosovës të mbizotëroj siguria.

Bahtiri ka vizituar sot banorët shqiptarë në lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, të cilët bëri të ditur se i ka siguruar që gjithçka do të jetë më e lehtë për ta pasi që në krye të Qeverisë ëshrtë Albin Kurti.

“Sot, vizitova banorët shqiptarë në lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës. Ata i sigurova se si kryetar i komunës do të vazhdoj të mbetem i përkushtuar për jetesën e tyre, por që tash gjithçka do të jetë më e lehtë për ta dhe për mua, pasi që në krye të Qeverisë kemi Kryeministrin Albin Kurti, i cili po kujdeset që në secilën pllëmbë të Republikës së Kosovës të mbizotëroj siguria, paqja dhe zhvillimi ekonomik”, ka shkruar Bahtiri në Facebook. /Zëri