Përparim Rama thotë se me të kryetar Kolovica do të ketë park, shtëpi të kulturës e fusha sportive

Përparim Rama thotë se me të kryetar Kolovica do të ketë park, shtëpi të kulturës e fusha sportive

Zgjedhjet Lokale 2021 September 21, 2021 - 10:16

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka zhvilluar takim me banorët e Kolovicës, ku ka dëgjuar hallet e tyre të përditshme dhe mënyrën sesi mund t'i zgjidhin ato.
Takimin e me banorët e Kolovicës Rama e ka bërë të ditur përmes faqes së tij zyrtare në Facebook.

Rama në këtë takim ka premtuar se me të kryetar të Prishtinës në Kolovicë do të ndërtohet një park, shtëpi e kulturës, fusha sportive, bibliotekë, çerdhe dhe ndriçim rrugor. /Zëri



Shkrimi i plotë nga Përparim Rama:

Ecjet me qytetarë i pres dhe i bëj me kënaqësinë më të madhe. 

Unë dhe ekipi im takuam qytetarët e lagjes “Kolovica”, me të cilët biseduam për problemet që ka kjo lagje dhe mënyrat për t’i zgjidhur ato.

Në këtë lagje do të ndërtohet një park, një shtëpi e kulturës, fusha sportive, po ashtu kjo pjesë ka nevojë për ndërtimin e një biblioteke, çerdhe dhe të ketë ndriçim rrugor.

Për “Fushën e Pajtimit” duhet një bashkëpunim me ujësjellësin, pasi edhe është në pronësi të tyre. Rrugës për Butovc duhet të ndërtohet një shteg ose një garë për motoçiklistë, garë e cila do të mbahet çdo vit.


Të gjithë së bashku për Prishtinën me karakter unik në botë

#PR4PR
#Prishtina
#PerparimRama
#PerPrishtinenPraktike
#DashniPerPrishtinen

Image

Image

Image

Image

Image