Bahtiri takon banorët e fshatrave Frashër e Pirq e të lagjes Bair, shpalos projektet për mandatin e ardhshëm

Bahtiri takon banorët e fshatrave Frashër e Pirq e të lagjes Bair, shpalos projektet për mandatin e ardhshëm

Zgjedhjet Lokale 2021 September 19, 2021 - 21:58

Kryetari aktual, njëherësh kandidati për të përin e Mitrovicës nga radhët e LVV-së, Agim Bahtiri ka vizituar banorët e fshatrave Frashër, Pirq dhe të lagjes Bair.

Bahtiri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se para banorëve të këtyre fshatrave ka shpalosur projektet për “mandatin e ardhshëm qeverisës”.

“Sot, u takova me banorë të fshatrave Frashër e Pirq dhe të lagjes Bair, para të cilëve shpalosa projektet për mandatin e ardhshëm qeverisës. I falënderoj nga zemra për përkrahjen e plotë që më dhanë”, ka shkruar ai.

Theksojmë se në zgjedhjet e 17 tetorit për kryetar të Mitrovicës nga LDK-ja garon Armend Agolli, LVV-ja me Agim Bahtirin, PDK-ja garon me Bedri Hamzën dhe AAK-ja me Nehat Pecin. /Zëri