LDK-ja në Prizren akuzon LVV-në se po blen vota me miell

LDK-ja në Prizren akuzon LVV-në se po blen vota me miell

Zgjedhjet Lokale 2021 September 18, 2021 - 19:18

Një ditë pasi ka nisur fushata, kanë nisur edhe akuzat mes partive se po blihen votat.

Dega e LDK-së në Prizren përmes një komunikate ka akuzuar LVV-në se po blen vota duke shpërndarë miell, transmeton Zeri.info.

Sipas LDK-së, shpërndarja e ndihmave nga Drejtori i Inspektoratit në Prizren, Islam Thaqi ka thënë se është keqpërdorim i buxhetit komunal në kohë fushate.

“Jemi jashtëzakonisht të indinjuar me informata rreth keqpërdorimeve të pozitave zyrtare nga pushtetarët e komunës së Prizrenit, në këto ditë fushate. Qeveria lokale, në fshatin Skorobisht ka filluar blerjen e votave me nga dy thasë miell. Ky është çmimi që taksapaguesit e Prizrenit po paguajnë për kaparisje votash për partinë në pushtet, Vetëvendosje.Shpërndarja e këtyre të mirave materiale, në kohën kur ka filluar fushata elektorale, nuk ka si të quhet ndryshe pos keqpërdorim i buxhetit komunale dhe pozitës zyrtare për qëllime elektorale”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Ata kanë akuzuar se Thaqi po shpërndanë miell bashkë me zyrtarin komunal për mirëqenie sociale, ndërsa kanë ftuar organet kompetente të hetojnë këto raste.

“Manipulimi me qëllim blerjen e votave nuk ka si behët më hapur se kaq. Zyrtari komunal për mirëqene sociale shpërndan thasë me miell në Skorobisht i shoqëruar nga, shih në foto, udhëheqësi i Vetëvendosjes për këtë fshat. Ftojmë organet kompetente të mbikëqyrin e hulumtojnë "zemërgjerësinë" e pushtetarëve në këtë muaj elektoral”, thuhet në komunikatë. /Zëri