Ky është vendimi i PZAP-së për Prishtinën dhe Prizrenin

Zgjedhjet lokale 2017 December 04, 2017 - 14:15

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa ka publikuar vendimet për ankesat që janë paraqitur nga partitë politike, duke refuzuar kështu ankesën e LDK-së për Prishtinën.

Sipas tyre, ankesa e LDK-së për komunën e Prishtinës një pjesë është hedhur si e palejueshme dhe një pjesë e apelit është refuzuar si i pabazuar.

Njoftimi i plotë i PZAP-së:

Ju informojmë se PZAP-i ka shqyrtuar dhe vendosur të gjitha apelet e paraqitura kundër vendimit të KQZ-se për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve komunale te 22 tetorit 2017 për Raundin e Dytë për Kryetar te Komunave të mbajtura me 19.11.2017.

PZAP-it lidhur me apelet e  paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur si ne vijim:

a)      Apeli për komunën e Prishtinës një pjese e apelit është hedhur si  e palejueshme dhe një pjese e apelit është refuzuar si i pa bazuar,

b)      Apeli për komunën e Dragashit është refuzuar si i pa bazuar,

c)       Apeli për komunën e Kamenicës  është hedhur si  i pasafatshëm .

PZAP-it lidhur me apelet e  paraqitura nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vendosur si në vijim:

a)      Apeli për komunën e Prizrenit  është hedhur si  i palejuar,

b)      Apeli për komunën e Rahovecit një pjesë e apelit është hedhur si  e palejueshme dhe një pjese e apelit është refuzuar si i pa bazuar,

d)      Apeli për komunën e Klinës është hedhur si  i palejuar.

Apeli i paraqitur nga kandidati i pavarur për kryetar te komunës së Shtimes është hedhur si  i palejuar.

Kundër këtyre vendimeve është e lejuar ankesa brenda njëzetekatër (24) orëve nga momenti  i pranimit të vendimit nga pala ne Gjykatën Supreme të Kosovës.

Gjykata Supreme duhet te vendos lidhur me ankesat brenda 72 orëve.

Të rekomanduara