Nesër publikohen vendimet e PZAP-së

Zgjedhjet lokale 2017 December 03, 2017 - 20:47

Nesër do të bëhen publike vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për komunën e Prishtinës, Prizrenit, Klinës, Istogut, Rahovecit, Kamenicës dhe Shtimes.

Edhe pse bazuar në ligj, vendimet është dashur të bëhen publike sot në orën 15:00, zyrtarë të PZAP-së kanë një arsyetim për këtë.

Për shtatë ankesa që kanë dërguar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, tri nga PDK dhe tri nga LDK si dhe një nga kandidati i pavarur, ende nuk ka vendim.

 Zyrtarë të PZAP-së i kanë thënë RTK-së se edhe pse afati ligjor ka kaluar në orën 15:00 të së dielës, zyrtar të këtij institucioni nuk kanë dalë me vendim për këto ankesa.

Mulë Desku ka sqaruar procedurat që duhen ndjekur deri në publikimin e vendimeve.

LDK është ankuar për Kamenicën, Istogun dhe Prishtinën, përderisa PDK për Prizrenin, Klinën dhe Rahovecin. Një ankesë në PZAP ka bërë edhe kandidati i pavarur për kryetar të Shtimes, Fatmir Rashiti.

Desku ka treguar edhe për natyrën e ankesave që kanë bërë këto dy parti dhe kandidati i pavarur.

Zyrtarë të PZAP-së kanë thënë se të hënën do të bëhen publike vendimet që kanë marrë si Panel e që subjektet politike kanë afat 24 orë nga marrja e vendimeve që t`i drejtohen Gjykatës Supreme, kurse kjo e fundit brenda 72 orësh duhet të marrë vendim për këto ankesa.

Të rekomanduara