Lepaja: Po të mos ishte balotazhi, “pazarllëqet” do të bëheshin në raundin e parë (Video)

Zgjedhjet lokale 2017 November 30, 2017 - 23:24

Analisti Fadil Lepaja, duke folur për “pazarllëqet” në balotazhin për kryetar komunash, ka thënë se sikur të mos ishte balotazhi, këto pazare në mes subjekteve politike do të bëheshin në raundin e parë.

Lepaja në emisionin “Debat D Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se edhe koalicionet do të bëheshin në raundin e parë të zgjedhjeve lokale.

“Është edhe një element që nuk po përmendet. Në komuna pushtetin ekzekutiv e ka kryetari me ekipin e vet. Asambleistët mund të jenë në numër të madh për me blloku procesin, siç ishte rasti i Komunës së Prishtinës”, tha Lepaja.

Të rekomanduara