Haki Rugova: Rivotimi në Istog, skandaloz e i paarsyeshëm

Zgjedhjet lokale 2017 November 29, 2017 - 15:59

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për postin e Kryetarit të Istogut, Haki Rugova, e konsideron skandaloz vendimin e PZAP, për shkuarjen në rivotim të kësaj komune.

Në një prononcim të tij për klankosova.tv, Haki Rugova, ka thënë se e respekton vendimin megjithatë sipas tij manipulimi i votave është vepër e rëndë penale për të cilën dikush dhe duhet të jap përgjegjësi.

”Rivotimi është i paarsyeshëm për qytetarët e Istogut, sepse votat e brendshme në Istog askush nuk i ka kontestuar, megjithatë i respektoj organet gjyqësore”.

”Shkuarja në rivotim është jologjike dhe skandaloze për shkak të manipulimeve të votave nga jashtë”, është shprehur kandidati i LDK-së për Istogun, Haki Rugova për klankosova.tv, ndërsa ka shtuar se kanë kontestuar vetëm votat e ardhura nga jasht vendi.

Ai ka pranuar se nuk do të ndërhyjë në vendimet e organeve gjyqësore.

Të rekomanduara