KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve lokale

Zgjedhjet lokale 2017 November 29, 2017 - 14:27

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë ditës së sotme ka certifikuar rezultatet për Kuvendet Komunale në të gjitha komunat, përveç në Vushtrri, ku ka ankesë në Supreme nga disa kandidatë, raporton "Zeri.info".

Po ashtu, ata kanë shpallur edhe rezultatet përfundimtare për kryetar në të gjitha komunat, përveç Istogut dhe Kllokotit.

Pas këtij certifikimi, KQZ-ja ka njoftuar se afati për dorëzimin e ankesave fillon prej orës 15:00 të ditës së sotme./ZERI

Të rekomanduara