Pacolli: Çdo sport do të ketë mbështetjen e duhur pasi e kemi obligim
Zgjedhjet lokale 2017
September 30, 2017 - 20:15
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AKR-së, Selim Pacolli, gjatë ditës së sotme ka vizituar edhe klubin e futsallit “FC- Prishtina Futsal”.
Pacolli iu ka premtuar këtyre sportistëve, por edhe të gjithë sportistëve prishtinas, se në qeverisjen e tij, çdo sport do të ketë mbështetjen e duhur, pasi që sipas tij, ky është obligimi ndaj tyre.
Postimi i plotë i Pacollit:
Edhe një vizitë sportive sot me klubin e futsallit - FC Prishtina Futsal. Këta të rinj janë ardhmëria jonë dhe ne duhet t'i motivojmë ata.
Çdo sport do të ketë mbështetjen e duhur.
Ky është obligimi ynë ndaj jush.
Mjaft me politikanë, Prishtinës i duhet një menaxher!