Kandidati i PDK-së për kryetar të Podujevës: Podujevës i duhet parku industrial

Zgjedhjet lokale 2017 September 26, 2017 - 12:24

Kandidati i PDK-së për kryetar të Podujevës, Hajredin Hyseni po vazhdon me shpalosjen e programit të tij qeverisës.

Ai tregoi se Podujevës i duhet nje Parku industrial, i cili sipas tij do t’i shërbej akomodimit të bizneseve me lehtësira për bizneset vendore dhe të huaja.

"Aty do të ofrohet infrastrukturë, objekte të përshtatshme fizike, ambient të kontrolluar dhe menaxhuar, me një çmim të arsyeshëm. Parku është nxitje dhe përkrahje jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimin e bizneseve. Modelin e “Parqeve Industriale” e aplikojnë të gjitha vendet e BE-së dhe vendet që pretendojnë të hyjnë në BE. Kjo është edhe politikë e Komisionit Evropian për mbështetjen e këtyre projekteve në vendet e Ballkanit Perëndimor ku bënë pjesë Kosova."-tha mes tjerash, Hyseni.

Të rekomanduara