KQZ-ja shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit
Zgjedhjet 2026
June 27, 2026 - 11:22
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditura rezultatet përfundimtare të fituara nga secila parti dhe numrin e ulëseve në Kuvend.
“Lëvizja Vetëvendosje me 47.13% ka fituar 53 ulëse në Kuvend. PDK 19.44% ka fituar 22 ulëse në Kuvend. LDK me 16.69% ka fituar 18 ulëse në Kuvend. AAK 6.74% ka fituar 7 ulëse në Kuvend. Lista Serbe 5.40% ka fituar 9 ulëse në Kuved”, ka thënë ai.
Radoniqi ka bërë të ditur gjithashtu se kandidatët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa.