Osman Musliu lë mbrapa me vota ministra e figura të njohura të LVV-së

Osman Musliu lë mbrapa me vota ministra e figura të njohura të LVV-së

Zgjedhjet 2026 June 09, 2026 - 11:58

Ish-imami i xhamisë në Drenas, Osman Musliu, iu bashkua për herë të parë politikës, duke garuar me listën e Vetëvendosjes në zgjedhjet e 7 qershorit.

Musliu deri tani kur janë numëruar mbi 20% të votave të kandidatëve ka marrë 5,378 vota, duke lënë mbrapa ministret në detyrë si Saranda Bogujevci e Fitore Pacolli, por edhe figura shumë aktive të LVV-së, si Arbërie Nagavcin, Nezir Krakin, Adriana Matoshin, Agim Bahtirin e plotë të tjerë, shkruan Zeri.info.

Deri tani Osman Musliu është i 16-ti sipas votave në LVV. /Zëri