Bedri Hamza kërkon rinumërim të plotë të votave në gjithë Kosovën
Foto: Laura Hasani

Bedri Hamza kërkon rinumërim të plotë të votave në gjithë Kosovën

Zgjedhjet 2025 January 19, 2026 - 11:29

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se janë shqetësuese mospërputhjet e mëdha të votave te disa kandidatë e për çka ka thënë se vlerëson si të domosdoshme rinumërimin e plotë të votave në gjithë Kosovën.

“Janë tepër shqetësuese mospërputhjet e mëdha të zbuluara gjatë rinumërimit të pjesshëm të votave. Në këto rrethana të krijuara, si Kryetar i PDK-së vlerësoj se rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën është hap i domosdoshëm dhe i drejtë. Institucionet përgjegjëse e kanë obligim kushtetues të veprojnë menjëherë për ta mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor. Çdo vonesë ose hezitim është cenim i drejtpërdrejtë i besimit qytetar”, shkroi Hamza në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook. /Zëri