Bedri Hamza falënderon qytetarët, pas rezultatit të zgjedhjeve
Foto: Laura Hasani

Bedri Hamza falënderon qytetarët, pas rezultatit të zgjedhjeve

Zgjedhjet 2025 January 09, 2026 - 12:49

Pas përfundimit të numërimit të votave, Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 192.407 vota dhe është renditur e dyta në garën zgjedhore.

Në një deklaratë të tij, kryetari i PDK-së Bedri Hamza falënderoi qytetarët për besimin e dhënë dhe theksoi se kjo përgjegjësi e madhe i obligon ata për riorganizim dhe konsolidim të radhëve të partisë, transmeton Zeri.info.

“Ky besim na obligon më shumë se kurrë që të riorganizohemi, t’i konsolidojmë radhët tona dhe ta intensifikojmë veprimin politik”, tha Hamza.

Ai shtoi se PDK-ja do të vazhdojë të punojë për çdo qytetar, pa dallim, në çdo platformë ku është e pranishme, me këmbëngulje dhe bindje se Kosova meriton më shumë dhe më mirë.

Bedri Hamza përfundoi mesazhin me falënderim: “Faleminderit për besimin! Puna jonë vazhdon!”. /Zëri