KQZ-ja nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Zgjedhjet 2025
December 10, 2025 - 16:22
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ka certifikuar kandidatët e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
Kështu ka mësuar gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Tërshani nga burime brenda këtij institucioni.
KQZ-ja nuk e kishte certifikuar fillimisht as Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit, por që pas ankesës së këtij subjekti politik në PZAP, ky i fundit e kishte rrëzuar vendimin e Komisionit dhe kishte urdhëruar të njëjtin ta ndryshojë vendimin e parë. /klankosova