Haradinaj kërkon rikthimin e simboleve në veri, përgëzon kryetarët e AAK-së për betimin
Foto: Laura Hasani

Haradinaj kërkon rikthimin e simboleve në veri, përgëzon kryetarët e AAK-së për betimin

Zgjedhjet 2025 December 10, 2025 - 16:09

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka përgëzuar pesë kryetarët e komunave prej radhëve të AAK-së të cilët kanë dhënë betimin e tyre, duke i inkurajuar që të vazhdojnë punën e tyre në interes të qytetarëve.

Ai është shprehur i indinjuar që kryetarët e Listës Serbe në komunat veriore kanë hequr simbolet e Kosovës dhe fotografinë e presidentes.

Haradinaj ka kërkuar që të kthehen urgjentisht në vendin që atyre iu takon.

Derisa, ai ka kërkuar nga BE dhe ShBA që të ushtrojnë ndikimin e tyre që kryetarët e komunave nga komuniteti serb ta respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.