Ambasada Gjermane në Kosovë paralajmëron partitë për rregullat e fushatës në diasporë
Foto: Laura Hasani

Ambasada Gjermane në Kosovë paralajmëron partitë për rregullat e fushatës në diasporë

Zgjedhjet 2025 December 10, 2025 - 10:52

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka bërë një apel për të gjithë kandidatët që do të marrin pjesë në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor.

Sipas njoftimit të Ambasadës, për shkak të komunitetit të madh të Kosovës në Gjermani, nuk lejohen organizime të fushatës zgjedhore nga zyrtarë të huaj në territorin gjerman gjatë periudhës tre muaj para zgjedhjeve.

"Duke pasur parasysh se kemi një diasporë të madhe të Kosovës në Gjermani, dëshirojmë t’u kujtojmë të gjithë kandidatëve se, si rregull, organizimet e fushatës zgjedhore nga zyrtarët e huaj në Gjermani nuk lejohen në periudhën më pak se 3 muaj para zgjedhjeve. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!", thuhet në njoftim.

Fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme fillon më 17 dhjetor dhe do të përfundojë më 27 dhjetor.

Ky paralajmërim synon të sigurojë respektimin e procedurave ligjore dhe parimeve të neutralitetit zgjedhor për diasporën kosovare.