Ejup Maqedonci hyri vonë në skenën politike, doli ndër më të votuarit
Foto: Laura Hasani

Ejup Maqedonci hyri vonë në skenën politike, doli ndër më të votuarit

Zgjedhjet 2025 March 15, 2025 - 19:16

Pa qenë i angazhuar dhe pa garuar asnjëherë më parë në politikë, Ejup Maqedonci arriti të fitojë besimin e qytetarëve në zgjedhjet e fundit.

Nuk ka as dy vite si ministër i Mbrojtjes, megjithatë doli një nga më të votuarit në listën e Vetëvendosjes.

Ky rezultat e konfirmon si një figurë me mbështetje të gjerë, pavarësisht hyrjes së tij të vonshme në skenën politike.