KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare
Foto: Laura Hasani

KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare

Zgjedhjet 2025 March 15, 2025 - 16:14

Pas më shumë se një muaji Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi ka thënë se procesi i numërimit ka qenë transparent.

Ai ka thënë se institucionet kanë filluar hetimet për vonesat që kanë përcjellë procesin e shpalljes së rezultateve përfundimtare.

Ndarja e mandateve:

LVV – 48 mandate

PDK – 20.95% 24 mandate

LDK – 18.27% – 20 mandate

AAK NISMA- 7.06%8 mandate

Lista Serbe – 4.26% -9 mandate

Partia serbe LDM – 1 mandat.

Partitë joserbe – 10 MANDATE

Për të pasur shumicën, nevojiten së paku 61 deputetë në Kuvendin me 120 ulëse të Kosovës.

Image