Abdixhiku falënderon 171,249 votuesit e LDK-së: E kam të qartë mesazhin tuaj
Foto: Laura Hasani

Abdixhiku falënderon 171,249 votuesit e LDK-së: E kam të qartë mesazhin tuaj

Zgjedhjet 2025 March 06, 2025 - 21:08

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka falenderuar mbi 171 mijë votuesit e partisë që ai drejton.

Abdixhiku ka përmendur se para katër vite ishin mbi 110 mijë, ndërsa në këto zgjedhje LDK-ja u rrit duke marrë mbi171 mijë vota, për çka ka thënë se e ka kuptuar qartë mesazhin e votuesve për LDK-në, transmeton Zeri.info.

Shkrimi i plotë i Abdixhikut:

Plot 171,249 falenderime për qytetarët e Kosovës që e votuan LDK-në këtë herë. Kaq u bëmë tani. Ishim vetëm 110,206 katër vite më parë, dhe kjo rritje na flet shumë!

Më duhet, t’i falënderojë, në veçanti të 146,352 votuesit e LDK-së që më dhanë mbështetje si bartës i listës. Kjo mbështetje rekord, mbi 85%, është mbështetje për ndryshim të mëtutjeshëm në rrugëtimin tonë përpara brendapartiak!

E kam të qartë mesazhin tuaj për LDK-në!

Do ta kthejmë në veprim! ë