Nesër pritet të përfundojë procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 9 shkurtit
Foto: Laura Hasani

Nesër pritet të përfundojë procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 9 shkurtit

Zgjedhjet 2025 March 04, 2025 - 14:56

Po bëhet gati një muaj nga zgjedhjet e 9 shkurtit, ndërsa procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë sot se ka përfunduar procesi i numërimit të votave nga votimi jashtë Kosovës, saktësisht nga votimi me postë, ndërsa po sot ka nisur numërimi i votave me kusht dhe atyre me nevoja të veçantë, i cili pritet të përfundojë nesër, transmeton Zeri.info.

“Gjatë ditës së sotme do të përmbyllim procesin e numërimit të votave nga votimi jashtë Kosovës dhe gjithashtu në QNR ka filluar procesi i numërimit të votave me kusht dhe nevojave të veçanta, ky proces do të bëhet gjatë ditës së sotme dhe presim të përfundojë gjatë ditës së nesërme”, tha Elezi para mediave. /Zëri