Nis numërimi i votave me kusht
Foto: Laura Hasani

Nis numërimi i votave me kusht

Zgjedhjet 2025 March 04, 2025 - 12:54

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve ka filluar numërimi i disa kutive të votave me kusht.

Ndërsa, që numërimi i votave me postë është në përfundim.

Sipas KQZ-së, numri i zarfeve me fletëvotimeve nga vendvotimet me kusht është 12.801, të cilat gjithashtu do t’i nënshtrohen verifikimit, i cili përfshin krahasimin me listën e votuesve të nënshkruar në vendvotime të rregullta. Ndërkaq, numri i votave të personave me nevoja të veçanta është 2.597 vota.