Numërimi drejt fundit, këto janë rezultatet e 90,37% të votave me postë
Foto: Laura Hasani

Numërimi drejt fundit, këto janë rezultatet e 90,37% të votave me postë

Zgjedhjet 2025 March 04, 2025 - 08:28

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatet nga numërimi i 90,37 për qind të votave të mërgatës nga votimi përmes postës. Rezultatet e proceduara janë nga 169 kuti prej 187 sa janë gjithsej.

Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje prin me 51.70 për qind të votave, ose 28 mijë e 593 vota.

Pas LVV-së renditet Lidhja Demokratike e Kosovës, me 30.15 për qind të votave, ose 16 mijë e 673 vota, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 9.52 për qind, ose 5 mijë e 266 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës renditet e katërta me 3.09 për qind të votave, ose 1 mijë e 707 vota.