![Sami Kurteshi shkon në QNR, përplaset me Egzon Pacollin e LDK-së [video]](/uploads/zeri.info/images/2025/March/03/auto_ssss1741002987.jpg)
Sami Kurteshi shkon në QNR, përplaset me Egzon Pacollin e LDK-së [video]
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po numërohen votat e diasporës, ku ka shkuar edhe Sami Kurteshi, anëtar i Vetëvendosjes në KQZ.
Ai pati një përplasje me vëzhguesin e LDK-së, Egzon Pacolli, lidhur me një fletëvotim të pavlefshëm.
Videon e këtij momenti e ka siguruar Nacionale:
Sami Kurteshi: Jo jo, qito jo, qajo kur shifet pak atëherë pak.
Vëzhguesi: Jo, jo ajo nuk shifet subjekti, është fjala për subjektin.
Egzon Pacolli: Ti je tuj bo presion po kjo është e pavlefshme.
Sami Kurteshi: (Ti je…?)
Egzon Pacolli, vëzhgues i LDK-së.
Sami Kurteshi: Më fal, veç më fal.
Egzon Pacolli: Kqyre me sy apo shihet a? Ku është fletëvotimi i plotë qitu?
Pacolli: Ti veç nuk je tuj e lënë me bë punën zonja që e ka shpallë të pavlefshme.
Kurteshi: Numri cili është?
Pacolli: Po logjike, qitu nuk po shihet, ky fletëvotim është i pavlefshëm.