
Numërimi i votave vazhdon, përplasje mes përfaqësuesve të AAK-së dhe LVV-së për vlefshmërinë e një fletëvotimi
Zgjedhjet 2025
March 03, 2025 - 12:41
Procesi i numërimit të votave me postë vazhdon, ndërsa deri tani janë numëruar 66.31% e votave.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë numëruar 124 nga gjithsej 187 kuti votimi.
Megjithatë, ka ndodhur një përplasje mes koordinatorit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lavdim Mehani dhe përfaqësuesit të Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, për shkak të një fletëvotimi, ku nuk është paraqitur partia “Fjala”, njofton Klankosova.tv.
Kurteshi ka kërkuar që fleta të bëhet e vlefshme, ndërsa Mehani e ka cilësuar si të pavlefshme.