Numërohen mbi 66% të votave me postë, LVV-ja prin dukshëm
Foto: Laura Hasani

Numërohen mbi 66% të votave me postë, LVV-ja prin dukshëm

Zgjedhjet 2025 March 03, 2025 - 08:19

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës.

Deri të hënën në mesnatë, në orën 00:54, janë numëruar 124 nga gjithsej 187 kuti të votimit (66.31%) që u përkasin votuesve nga komuna të ndryshme.

Vetëvendosja dhe LDK-ja kanë një rritje krahasuar me përditësimin e fundit që ishte bërë dje në orën 15:34, kurse kanë rënie PDK-ja dhe koalicioni AAK-Nisma.

Vetëvendosja renditet e para me 52.72% në përditësimin e ri, pasi në përditësimin e djeshëm kishte 51.34 për qind.

Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 29.80%, kurse në përditësimin e djeshëm kishte 29.74%.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e treta me 7.98% dhe ka rënie, krahasuar përditësimin e djeshëm që kishte 8.12%.

AAK-Nisma ka pësuar rënie, pasi nga 4.15 sa ishte dje, në përditësimin e ri ka 3.32%.

KËTU mund t’i shiheni në kohë reale përditësimet të realizuara nga KQZ-ja.

Image