
Përditësohen të dhënat nga votimi përmes postës, këto janë rezultatet e fundit
Zgjedhjet 2025
March 02, 2025 - 08:05
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), po vazhdon me përditësimin e rezultateve.
Mbrëmë në ora 23:24 janë përditësuar për herë të fundit të dhënat për votimin me postë.
Sipas këtyre të dhënave, pra nga 35.64 për qind të votave me postë që janë procesuar, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 52.14%, LDK-ja ka 28.40%, PDK-ja 7.94% dhe AAK-ja 4.76%.
Këto të dhëna janë nga procesimi i 67 nga 188 vendvotimeve.
KËTU mund t’i shikoni në kohë reale përditësimet e KQZ-së. /Zëri
