LVV-ja kërkon nga KQZ-ja korrigjim të rezultateve në disa vendvotime
Foto: Laura Hasani

LVV-ja kërkon nga KQZ-ja korrigjim të rezultateve në disa vendvotime

Zgjedhjet 2025 February 11, 2025 - 19:15

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe zyrtari i LVV-së, Getoar Mjeku ka thënë se partia e tij ka paraqitur ankesë për pasaktësi në rezultate të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ai ka thënë se 716 vota të Lëvizjes i janë regjistruar gabimisht subjektit Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar në gjashtë vendvotime.

Sipas Mjekut këto vendvotime janë:

0104/01 ShFMU “Drita” Gramaçel, Deçan

0402/11 ShFMU “Thimi Mitko” Gjilan

0617/02 ShFMU “Ismail Qemali” Saradran, Istog

1917/02 ShML “Ahmet Gashi” Prishtinë

2010/01 ShFMU “Mati Logoreci” Prizren

2805/01 ShFMU “Petar Kocië” Bubë, Zubin Potok

“Në këto vendvotime, Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar ka 58, 243, 135, 159 dhe 121 vota të raportuara, kurse Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk ka asnjë votë (me përjashtim të vendvotimit në Prizren, ku ka 5)”, shkroi ai në Facebook. /Zëri