DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, të papranueshme
Foto: Laura Hasani

DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, të papranueshme

Zgjedhjet 2025 February 11, 2025 - 16:16

Demokracia në Veprim (DnV), ka reaguar pas vonesave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në numërimin e votave të kandidatëve për deputetë.

Sipas DnV-së duke mos i ndarë informatat me kohë dhe në mënyrë transparente, KQZ do të mund të dëmtojnë besimin e qytetarëve në rezultatet e zgjedhjeve, çka siç thuhet është e papranueshme, sidomos pas një dite të zgjedhjeve demokratike.

Demokracia në Veprim i ka bërë thirrje KQZ-së që pa vonesa dhe në mënyrë transparente të ndajë informacione për ecurinë e procesit të numërimit në QKN  dhe pranimin e fletëvotimeve nga jashtë përmes postës.

Gjithashtu, ka kërkuar që KQZ-ja të angazhohet më intensivisht me të gjitha kapacitetet e saj, në mënyrë që të mos tejkalohen afatet ligjore dhe të mos krijohen vonesa që mund të ndikojnë në certifikimin e rezultateve

“Demokracia në Veprim do të vazhdojë monitorimin e procesit dhe do të informojë publikun për çdo zhvillim të mëtejshëm” , thuhet ndër të tjera në reagim.