Të dhënat e fundit nga KQZ-ja që u përditësuan të hënën, LVV-ja vazhdon të prijë
Foto: Laura Hasani

Të dhënat e fundit nga KQZ-ja që u përditësuan të hënën, LVV-ja vazhdon të prijë

Zgjedhjet 2025 February 11, 2025 - 08:48

Të dhënat e fundit që u publikuan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë e para me 40,83% të votave.

KQZ-ja ka përditësuar të dhënat e fundit të hënën në orën 19:10, ku po ashtu bëhet e ditur se Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 22.15%, transmeton Telegrafi.

Lidhja Demokratike e Kosovës është renditur e treta, me 17.59% të votave.

Kurse, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate janë në vendin e katërt, me 7.47% të votave.

Pjesëmarrja në vendvotime ka qenë 40.59%, ose 799.954 votues.

KQZ-ja deri tani ka numëruar 92.10% të votave, ndërsa sot pritet të fillojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur ditën e diel, më 9 shkurt, procesi i votimit u vlerësua si demokratike dhe nuk u raportua për ndonjë incident. /telegrafi