Sali Berisha: Zgjedhjet në Kosovë, model frymëzimi
Foto: Laura Hasani

Sali Berisha: Zgjedhjet në Kosovë, model frymëzimi

Zgjedhjet 2025 February 10, 2025 - 23:24

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka përgëzuar Kosovën për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Ai tha se votimi, administrimi i procesit dhe dalja e rezultatit ishin një model frymëzimi për rajonin, raporton Zeri.info.

Berisha uroi qytetarët dhe partinë fituese për këtë proces tejet të rëndësishëm.

“Me këtë rast uroj përzemërsisht qytetarët, forcat politike, drejtuesit dhe të zgjedhurit e Kosovës, si dhe administruesit e këtij procesi dinjitoz, që nderon lirinë e votës dhe demokracinë. Gjithashtu, uroj fituesin e këtyre zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosja”, shkroi kreu i PD-së. /Zëri