![Lëvizja Vetëvendosje prin në shtatë qytetet kryesore](/uploads/zeri.info/images/2025/February/10/auto_lvv11739187621.jpg)
Lëvizja Vetëvendosje prin në shtatë qytetet kryesore
Zgjedhjet 2025
February 10, 2025 - 12:40
Sipas të dhënave preliminare të publikuara nga KQZ-ja, rezulton se në pesë qytetet më të mëdha të vendit Lëvizja Vetëvendosje prin dukshëm me përqindje të votave.
Tani kur janë numëruar thuajse rreth 90% e tyre, me përqindje të ndryshme, por në të gjitha rastet rezulton të jetë e para, Vetëvendosja ka fituar në Prishtinë, Gjakovë, Gjilan, Prizren, Pejë, Mitrovicë e Ferizaj.
Sipas KQZ-së, dalja në votime ka qenë 40.59 për qind. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime ishte 1 milion e 970 mijë e 944 votues, derisa për herë të parë votën e tyre kanë mundur ta hedhin 125 mijë e 852 votues të rinj.