
Numërohen rreth 90% të votave, ky është rezultati i fundit preliminar
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon me përditësimin e të dhënave të fundit mbi zgjedhjet e 9 shkurtit.
Sipas të dhënave të fundit të përditësuara në orën 09:51, nga 2 mijë e 533 vendvotime në tërë vendin, për 2 mijë e 270 prej tyre janë procesuar të dhënat, raporton Zeri.info.
Sipas këtyre të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje është partia e parë, e cila ka arritur të mbledhë 310 mijë e 318 vota, ose 41,07 për qind.
E dyta radhitet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22.31 për qind, ose 168 mijë e 617 vota, raporton më tutje Zeri.info.
Në vendin e tretë, sipas të dhënave të fundit të KQZ-së, në këto rezultate preliminare radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17,58 për qind, ose në total 132 mijë e 838 vota.
E katërta sipas këtyre rezultateve është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me partnerët e saj, me gjithsej 57 mijë e 423 vota, ose 7.60 për qind.
KËTU mund t’i shikoni në kohë reale përditësimet e fundit të rezultateve preliminare. /Zëri
