Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje
Foto: Laura Hasani

Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Zgjedhjet 2025 February 05, 2025 - 11:36

Gjykata Supreme ka rrëzuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, të cilët kishin dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje.

Asdren Bytyqi, kandidat për deputet nga radhët e këtij koalicioni, e ka quajtur këtë vendim si fitore e madhe ndaj Dylberizmit.

“FITORE e madhe ndaj Dylberizmit! Gjykata Supreme e rrëzon vendimin e PZAP-së, me të cilin na ka shqiptuar gjobë 7000 euro për fjalët “turp ju qofte” “mbrojtja e dinjitetit tone njerëzor dhe vazhdimësisë se jetës, si dhe te ardhmen e fëmijëve tanë nga degjenerimi dhe prishja”, “anomali sociale dhe dukuri degjeneruese. Vendoset një standard i drejtë në mbrojtje të lirisë së shprehjes, duke u pranuar ankesa jonë si e bazuar, e ligjshme dhe e drejtë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, PZAP-i kishte dënuar mijëra euro koalicionin Listën për Familje, për shkak të gjuhës së përdorur gjatë fushatës zgjedhore.